Si bazë për adresimin dhe zbatimin e premtimeve zgjedhore merren tri burime kryesore: Programi Qeverisës, Buxheti i shtetit si dhe realizmi përmes vendimeve dhe veprimeve të Qeverisë së Kosovës.
QeverisjaTani është produkt i një vlerësimi të ofertave zgjedhore të subjekteve publike në zgjedhjet e përgjithshme të 2021. Demokraci Plus menaxhon platformën QeverisjaTani.info dhe e rifreskon atë me informata në baza të rregullta duke monitoruar Qeverinë e Kosovës. Kjo iniciativë fillimisht është përkrahur nga Friedrich-Ebert-Stiftung.
Qëllimi i kësaj platforme informuese është që të nxisë udhëheqësit qeveritar që të punojnë në bazë të ofertës së tyre zgjedhore si dhe të shërbej si mjet për shoqërinë civile që të mbajë ata përgjegjësë.